Rrahje me karrige në mes të deputetëve në Afrikën e Jugut

Afrika

Rrahje me karrige në mes të deputetëve në Afrikën e Jugut

Më: 7 prill 2019 Në ora: 20:54

Një incident politik ka ndodhur në Afrikën e Jugut gjatë debatit për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në vend.

Aty shihen persona të cilët janë mjaftë të nervozuar, dhe kur kanë humbur gjuhën e argumentit, kanë shfaqur gjuhën e forcës, edhe atë me karrige.

Ngjarja ka ndodhur të premten gjatë një debati televiziv mes anëtarëve të partisë Luftëtarët e Lirisë Ekonomike dhe Partia e lokale e qytetit Cape Town.

Pamjet tregojnë se si anëtarët e të dy partive, gjuajnë kundër njëri-tjetrit me karrige, duke bërë që edhe televizioni kombëtar i Afrikës së Jugut, ta ndalonte transmetimin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat