Miliarderi afrikan: I mora 10 milionë nga banka veç që t’i këqyrja

Afrika

Miliarderi afrikan: I mora 10 milionë nga banka veç që t’i këqyrja

Më: 10 prill 2019 Në ora: 12:32
Aliko Dangote

Burri më i pasur në Afrikë ka deklaruar se i kishte tërhequr 10 milionë $ nga banka veç që t’i shihte me sytë e tij dhe ta vërtetonte se ishte përnjëmend i pasur.

Aliko Dangote, që ka në pronësi Dangote Group, e tha këtë gjë në një forum në Abixhan të Bregut të Fildishtë.

“Kur e nisni së pari një biznes e keni për qëllim t’i bëni një milion,” tha biznesmeni nigerian.

“Por, pas një viti a kështu diçka, kuptova se i kisha 12-13 miliardë dollarë, kështu që thashë, ok, krejt këta janë veç numra. Një ditë shkova në bankë, e në atë kohë nuk kishte kufizime, prandaj e shkruajta një çrej prej 10 milionë Dollarëve. Dhe i mora me vete në shtëpi. Pastaj në shtëpi i hapa dhe i pashë. Aty i thashë vetes: “Mirë, tash e di që kam para.”

Dangote thotë t’i ketë kthyer paratë në bankë menjëherë ditën ditën.

I pyetur se sa para kishte në kuletë, ai tha se asnjë.

Ai ishte personi i 23 më i pasur në botë më 2014, ndërsa tash pasuria e tij arrin në 10,6 miliardë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat