Afrikani më i pasur tërhoqi 10 milionë dollarë vetëm t’i shohë ato

Afrika

Afrikani më i pasur tërhoqi 10 milionë dollarë vetëm t’i shohë ato

Më: 11 prill 2019 Në ora: 23:28

Afrikani më i pasur në botë, Aliko Dangote, ka rrëfyer se si njëherë i kishte tërhequr 10 milionë dollarë nga banka vetëm që t’i shohë ato.

Dangote e ka thënë këtë në në një event të fondaconit Mo Ibrahim, ku ka shtuar se i kishte tërhequr 10 milionë dollarë vetëm që të vërtetohet se pasuria e tij prej 10.4 miliardë dollarësh nuk është vetëm numra të shkruar.

Ai tregon aq thjesht se si i kishte tërhequr 10 milionë dollarë – pasi që në bankë nuk kishte kufizime se sa para mund t’i tërheqësh – dhe vetëm e ka shkruar çekun,  i kishte vendosur më pas në bagazhin e veturës dhe i ka marrë me vete në shtëpi.

Kur ka shku në shtëpi, i ka shikuar edhe njëherë, dhe sipas tij, i ka thënë vetes: OK, tash po besoj se kam para.

Mirëpo kur Mo Ibrahim e ka pyetur se sa para i ka për momentin në kuletë, ai i është përgjigjur që nuk e ka asnjë dollar me vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat