Vazhdojnë protestat në Algjeri, kërkohet ndryshimi i tërë regjimit

Afrika

Vazhdojnë protestat në Algjeri, kërkohet ndryshimi i tërë regjimit

Më: 12 prill 2019 Në ora: 17:31
Algjeri

Dhjetëra mijëra protestues i kanë pushtuar rrugët e Algjerit për të tetën javë me radhë për ta kërkuar largimin e tërë elitës politike, përderisa zgjedhjet presidenciale pritet të mbahen në korrik.

Ish-presidenti, Abdelaziz Bouteflika, dha dorëheqje nga pozita e tij para dhjetë ditësh pasi kishte qëndruar për 20 vjet në pushtet. Largimi i tij u nxit nga presioni që bëri komandanti i ushtrisë dhe protestat massive të të rinjve.

Sidoqoftë, protestat po vazhdojnë pasi protestuesit po kërkojnë largimin e tërë elitës politike, e cila e ka qeverisur Algjerinë që nga pavarësimi nga Franca në vitin 1962. Përpos kësaj, ata po kërkojnë që figurat e dyshuara për korrupsion të ndiqen penalisht.

Bouteflika është zëvendësuar nga Abdelkader Bensalah, i cili do të shërbejë si president i përkohshëm për 90 ditë. Ai njëkohësisht është edhe kryetar i kuvendit të Algjerisë.

“Ne dolëm sot në rrugë për të thënë se pozita e Bensalahut është jokushtetuese. Nuk e meritojmë pushtetin ushtarak. Ne meritojmë një Algjeri demokratike dhe të lirë”, tha një protestues.

Më shumë se 25 për qind e popullsisë më të re se 30 vjeçare, e cila përbën rreth 70 për qind të popullsisë së përgjithshme, janë të papunësuar, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat