Rrëzimi i murit të një kishe vret së paku 13 persona

Afrika

Rrëzimi i murit të një kishe vret së paku 13 persona

Më: 19 prill 2019 Në ora: 12:43
Foto ilustrim, Afrika e Jugut

Në Afrikën e Jugut të paktën 13 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë u plagosën kur muri i një kishe u shemb gjatë shërbesës për festën e Pashkëve.

Shërbimet e emergjencës thanë se 29 persona kërkuan ndihmën mjekësore pas lëndimeve që kishin marrë.

Një zëdhënës lokal i policisë tha se shembja e murit mund të ketë ndodhur shkaku i reshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë rajonin.

Muri i Kishës së Shenjtërisë Pentekostale u shemb në fillim të një shërbese për festën e Pashkëve.

Të premten, një shërbesë e veçantë lutjeje u mbajt në një tendë të madhe përpara kishës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat