OBSH parashikon përhapjen e virusit të Ebolës në Kongo

Afrika

OBSH parashikon përhapjen e virusit të Ebolës në Kongo

Më: 3 maj 2019 Në ora: 16:05
Kongo

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se numri i vdekjeve nga virusi Ebola në Republikën Demokratike të Kongos mund të arrijë në 1 mijë brenda një periudhe të shkurtë.

"OBSH planifikon të prezantojë një vaksinë të re të palicencuar kundër virusit, përveç një vaksine që është duke u përdorur aktualisht", tha në një konferencë për media në Gjenevë, Michael Ryan, Drejtor Ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH-së.

Por, incidentet e sigurisë në Kongo vazhdojnë të pengojnë reagimin ndaj përhapjes së sëmundjes. Këto incidente kanë ngadalësuar vaksinimin dhe kontrollet ditore të rreth 12,000 njerëzve potencialisht të ekspozuar ndaj virusit, tha ai.

Kjo është epidemia e dhjetë e kësaj sëmundje në Kongo që nga viti 1976.

Ebola është një lloj i sëmundjes së etheve hemoragjike, shumë ngjitëse.

Sëmundja shoqërohet me dhimbje të muskujve, kokës dhe trupit, rritje të papritur të temperaturës dhe ndonjëherë edhe më gjakderdhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat