Egjipti dënon me vdekje dy persona për sulmin në kishë

Afrika

Egjipti dënon me vdekje dy persona për sulmin në kishë

Më: 12 maj 2019 Në ora: 16:23
Egjipt

Një gjykatë egjiptiane i ka dënuar dy persona me vdekje dhe tetë të tjerë me burgim nga tri vjet deri në burgim të përjetshëm për sulmin në një kishë dhe dyqan, në të cilin kishin mbetër të vdekur dhjetë njerëz.

Një sulmues i armatosur i kishte qëlluar me armë të krishterët në dhjetor të vitit 2017 në një dyqan të Kajros, duke vrarë dy persona dhe më pas e kishte sulmuar kishën “Mar Mina”, ku u vranë shtatë besimtarë të krishterë dhe një polic.

Gjykata i dënoi me vdekje të dyshuarin kryesor që ndodhet në paraburgim dhe një të dyshuar tjetër që ndodhet në arrati. Dy persona u dënuan me burgim të përjetshëm dhe dy të tjerë me tri vjet burgim.

Përgjegjësinë për këtë sulm e kishte marrë Shteti Islamik, ndërsa autoritetet kishin raportuar se sulmuesi ishte plagosur nga forcat e sigurisë gjatë përleshjes së armatosur.

Rreth dhjetë për qind e popullsisë së Egjiptit i përkasin besimit të krishterë. Ata shpesh kanë qenë cak i sulmeve të militantëve islamikë viteve të fundit.

Në nëntor të vitit të kaluar, militantët vranë shtatë njerëz gjatë sulmit ndaj një autobusi, shkruan “Reuters”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat