Sulmohet kisha katolike në Burkina Faso, 6 të vdekur

Afrika

Sulmohet kisha katolike në Burkina Faso, 6 të vdekur

Më: 12 maj 2019 Në ora: 18:46
Burkina Faso

Një person i armatosur ka djegur një kishë gjatë meshës duke lënë të vrarë gjashtë persona, duke përfshirë edhe priftin e kishës, në Burkina Faso, thuhet në njoftim të policisë.

Sulmi i këtij mëngjesi ndodhi në qytetin verior, Dablo, thuhet nga burime të siguruara të BBC.

“Persona të armatosur kanë djegur kishën katolike… ata filluan së pari duke gjuajtur me armë drejtë kishës, ndërkohë që besimtarët po mundoheshin të iknin, ata ia vunë flakën kishës” tha kryetari i qytetit, për agjencinë AFP.

Ky sulm është sulmi i tretë në kishat e Burkina Fasos, në pesë javët e fundit.

Njëri nga të vdekurit është edhe prifti i kishës, i cili nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Sulmuesit gjithashtu ia vunë flakën edhe një qendre mjekësore, thotë një zyrtarë i qeverisë për BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat