Murgesha theret gjatë natës në shkollën që drejtonte

Afrika

Murgesha theret gjatë natës në shkollën që drejtonte

Më: 22 maj 2019 Në ora: 11:41
Ilustrim

Rikthehen krimet me natyrë fetare në Republikën e Afrikës Qendrore.

Mëngjesin e kësaj të hëne u gjet e vdekur në fshatin e Nola, pranë Berberati, murgesha Ines Nieves Sancho, 77 vjeçe, e cila jepte mësim ndaj një grupi vajzash, se si të qepnin dhe si të kishin një jetë më të mirë. Trupi i saj u gjet i gjymtuar, teksa e kishin therur.

Ndërkohë motivet e krimit janë ende të paqarta, ndërsa deri më tani askush nuk e ka marrë përsipër krimin.

Prej shumë vitesh murgesha e ndjerë jepte mësim në zonën e Afrikës Qendrore në kufi me Kamerunin.

Gjatë natës mes të dielës dhe të hënës, disa persona të panjohur hynë në dhomën e saj dhe e vranë, ndërkohë që funerali ndaj saj u mbajt këtë të martë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat