Të paktën 100 njerëz mendohet se janë vrarë gjatë protestave, në Sudan

Afrika

Të paktën 100 njerëz mendohet se janë vrarë gjatë protestave, në Sudan

Më: 5 qershor 2019 Në ora: 19:51
Ilustrim

Paramilitarët në Khartoum hodhën dhjetëra trupa në Nil për të fshehur numrin e viktimave të shkaktuara gjatë një sulmi të agimit ndaj protestuesve të pro-demokracisë në kryeqytetin sudanez më parë këtë javë, thonë mjekët dhe aktivistët, shkruan The Guardian.

Të paktën 100 njerëz mendohet se janë vrarë gjatë protestave në Sudan, e cila ka qenë nën sundimin ushtarak pasi që Presidenti Omar al-Bashir u dha dorëheqje në prill.

Njësitë e forta të armatosura të Forcave të Shpejtë Mbështetëse (RSF) vazhduan të depërtojnë deri në Khartoum dhe në qytetin fqinj të Omdurman të mërkurën. Shumë rrugë u ndaluan nga barrikada të improvizuara pasi banorët përpiqeshin të mbrojnë lagjet nga paramilitarët dhe hajdutët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat