Vdes nga Ebola pacienti i dytë në Uganda

Afrika

Vdes nga Ebola pacienti i dytë në Uganda

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Personi i dytë i prekur nga virusi vdekjeprurës me Ebola në Uganda  ka ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti ka njoftuar se kjo është vdekja e dytë pas shpërthimit të këtij virusi, shkruan Reuters.

“Një grua e moshuar ka ndërruar jetë natën e mbrëmshme”, ka thënë Emanuel Ainebyona – zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.

Personi i parë që ka përfunduar  me fatalitet ka qenë një pesë vjeçar, i cili në Uganda kishte hyrë nga Republika Demokratike e Kongos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat