Së paku 10 polic kenian kanë vdekur pasi automjeti i tyre goditi një mjet shpërthyes

Afrika

Së paku 10 polic kenian kanë vdekur pasi automjeti i tyre goditi një mjet shpërthyes

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 15:33
Foto

Të paktën 10 oficerë policie kanë vdekur pasi automjeti i tyre ka goditur një mjet shpërthyes të improvizuar pranë kufirit somalez në një sulm të dyshuar ekstremist, sipas zyrtarëve kenianë, shkruan AFP.

Zyrtarët, të cilët flisnin me kusht anonimiteti për shkak se nuk ishin të autorizuar për të ndarë informacionin, thanë se të vrarët në ditën e shtunë në Qarkun e Wajir ishin midis 13 oficerëve që po ndiqnin ekstremistët që kishin rrëmbyer rezervistë të policisë.

Askush menjëherë nuk mori përgjegjësinë për sulmin, por kryengritësit somalezë islamikë kryejnë sulme të shpeshta ndaj forcave keniane të sigurisë.

Kryengritësit e Somali al Shabaab morën përgjegjësinë të premten për rrëmbimin e tre rezervistëve të policisë keniane nga Wajiri, në Kenia verilindore pranë kufirit somalez.

Forcat ushtarake keniane kanë zënë një pjesë të Somalisë jugore përgjatë kufirit të përbashkët të të dy vendeve që nga viti 2011. Kenianët, së bashku me milicinë aleate të Somalisë, kanë tërhequr mbrapsht kontrollin e territorit nga al Shabaab pas një vale rrëmbimesh në tokën keniane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat