OBSH nuk deklaron gjendje emergjente lidhur me krizën e Ebola-s - Bota Sot
OBSH nuk deklaron gjendje emergjente lidhur me krizën e Ebola-s

Afrika

OBSH nuk deklaron gjendje emergjente lidhur me krizën e Ebola-s

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 10:05
Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur të mos deklarojë gjendje emergjente globale mbi krizën e Ebola-s në Republikën Demokratike të Kongos.

OBSH tha se Ebola ishte “shumë e jashtëzakonshme” në rajon, por kjo nuk përbënte një kërcënim global.

Megjithatë, pati kritika për vendet që kanë dhënë më pak se gjysmën e parave të nevojshme për t’u marrë me sëmundjen.

Shpërthimi vdekjeprurës – i dyti më i madhi në histori – ka vrarë më shumë se 1,400 njerëz.

Këtë javë rastet u zbuluan përgjatë kufirit në Ugandë, edhe pse virusi ende nuk është përhapur atje.

Deklarimi i një emergjence të Shëndetit Publik Ndërkombëtar është një nga veprimet më të rëndësishme që OBSH-ja mund të ndërmarrë.

Ajo e ka bërë këtë vetëm katër herë më parë, duke përfshirë edhe shpërthimin e Ebola-s në Afrikën Perëndimore, e cila vrau më shumë se 11.000 njerëz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...