Së paku 15 gra e fëmijë vriten në masakrën fisnore në Papua Guinenë e Re - Bota Sot
Së paku 15 gra e fëmijë vriten në masakrën fisnore në Papua Guinenë e Re

Afrika

Së paku 15 gra e fëmijë vriten në masakrën fisnore në Papua Guinenë e Re

Më: 10 korrik 2019 Në ora: 08:48
Papua Guinea e Re

Të paktën 15 gra dhe fëmijë janë vrarë në një masakër që ndodhi në provincën Hela të Papua Guinesë së Re në njërën nga shpërthimet më të rënda të dhunës në këtë shtet në vitet e fundit.

Vrasjet ndodhën të hënën në mëngjes gjatë një sulmi të papritur në Karida, fshat me rreth 800 banorë në pjesën e brendshme të këtij shteti.

Philip Pimua, zyrtar në qendrën shëndetësore “Karida”, i cili ndodhej në këtë fshat në kohën kur ndodhi sulmi, tha se në këtë tragjedi janë 16 viktima, prej tyre tetë fëmijë nga mosha 1 deri 15 vjeçare dhe tetë gra, dy prej të cilave ishin shtatzëna.

Sidoqoftë, faqja “RNZ” ka raportuar se në sulm janë vrarë 15 njerëz, prej tyre 10 gra dhe pesë fëmijë. Këto informacione u dhanë nga zëdhënësi i policisë, Thomas Levongo, i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Pimua tha se sulmi ndodhi rreth orës gjashtë të mëngjesit të së hënës dhe njerëzit u vranë pasi ua hapën dyert sulmuesve.

Sulmi ndodhi në kohën e pushtetit të kryeministrit të ri,  James Marape, i cili tha se kjo ditë është një nga ditët më pikëlluese në jetën e tij, shkruan “The Guardian”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...