Etiopia thyen rekord me 200 milionë fidanë të mbjella për 12 orë - Bota Sot
Etiopia thyen rekord me 200 milionë fidanë të mbjella për 12 orë

Afrika

Etiopia thyen rekord me 200 milionë fidanë të mbjella për 12 orë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 21:40
ilustrim

Etiopia do të thyejë rekordin duke mbjellë 200 milionë fidanë për 12 orë në pjesën jugore të vendit.

Në kuadër të projektit katër miliardë pemë të iniciuar nga kryeministri i vendit, Abiy Ahmed, më 29 korrik me pjesëmarrjen e dhjetëra mijëra personave do të mbillen 200 milionë fidanë në pjesën jugore të vendit.

Kryetari i Zyrës së Bujqësisë dhe Burimeve Natyrore të rajonit Gedeo, Leta Legesse është shprehur se për rajonin e tyre kanë përgatitur 10 milionë fidanë.

“Kemi përfunduar përgatitjet për një rekord të ri botëror”, u shpreh ai, duke theksuar se dëshirojnë të arrijnë synimin prej 4 miliardë, të cilin e ka vendosur kryeministri i vendit.

India në vitin 2016 kishte thyer rekord duke mbjellë mbi 50 milionë fidanë brenda 24 orëve me pjesëmarrjen e rreth 800 mijë personave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...