Shpërthimi i Ebola-s në Kongo, virusi prek pjesën lindore - Bota Sot
Shpërthimi i Ebola-s në Kongo, virusi prek pjesën lindore

Afrika

Shpërthimi i Ebola-s në Kongo, virusi prek pjesën lindore

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 12:43
Kongo

Republika Demokratike e Kongos ka konfirmuar rastin e parë të Ebola-s në qytetin lindor të Gomës, një shtëpi për më shumë se një milion njerëz.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se një pastor testoi pozitiv për virusin në një qendër në Goma pasi mbërriti atje me autobus të dielën.

Ministria thotë se rreziku i përhapjes së sëmundjes është i ulët.

Më shumë se 1,600 njerëz kanë vdekur që kur shpërthimi i Ebola-s filloi në Kongon lindore një vit më parë.

Pastori udhëtoi 200 kilometra në Goma me autobus nga Butembo, ku ai kishte qendruar me njerëz të prekur nga Ebola.

“Për shkak të shpejtësisë me të cilën pacienti është identifikuar dhe izoluar, si dhe identifikimin e të gjithë pasagjerëve nga Butembo, rreziku i përhapjes në pjesën tjetër të qytetit të Gomës mbetet i ulët” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë në Kongo.

Gjithashtu u tha se shoferi i autobusit dhe 18 udhëtarët tjerë do të vaksinoheshin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...