Tunizia ia jep lamtumirën e fundit presidentit të parë demokrat

Afrika

Tunizia ia jep lamtumirën e fundit presidentit të parë demokrat

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 14:27
Tunizi

Sot është varrosur presidenti i parë i Tunizisë i zgjedhur në mënyrë demokratike, Neji Caid Essebsi. Atij iu dha lamtumira e fundit me nderimet më të larta shtetërore. Në ceremoninë e varrimit morën pjesë shumë liderë botërorë, përfshirë presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

Essebsi, i cili kontribuoi në kalimin e Tunizisë në sistemin demokratik pas revolucionit të vitit 2011, vdiq të enjten në moshën 92-vjeçare.

Në mesin e udhëheqësve të tjerë që morën pjesë në varrimin e tij ishin edhe presidenti i Algjerisë, Abdelkader Ben Saleh, Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas, dhe Mbreti Filipi i VI-të i Spanjës.

Shumë rrugë janë bllokuar dhe mijëra pjesëtarë të forcave të sigurisë janë angazhuar gjatë procesit të varrimit të presidentit të ndjerë. Ai u varros në varrezat “Al Jallaz” në kryeqytetin e Tunizisë, Tunis.

Essebsi fitoi popullaritet pas rrëzimit të autokratit Zine El-Abidine Ben Ali, në kohën kur Afrika Veriore u përfshi nga kryengritjet për rrëzimin e udhëheqësve autoritarë, të cilat njihen edhe si “Pranvera arabe”, shkruan “Reuters”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat