Etiopia synon rekordin, 200 milionë pemë në një ditë

Afrika

Etiopia synon rekordin, 200 milionë pemë në një ditë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 14:46
Ilustrim

Nëpunësit civilë do të jenë të liruar nga puna që të marrin pjesë.

Zyrtarët në Etiopi shpresojnë të mbjellin 200 milionë pemë në një ditë të vetme në atë që shpresojnë se do të jenë një rekord botëror.

Kryeministri Abiy Ahmed po udhëheq projektin që ka për qëllim të kundërshtojë efektet e shpyllëzimit dhe ndryshimeve klimatike në vendin e thatë, raporton “Bbc”.

Disa zyra publike janë mbyllur për të lejuar nëpunësit civilë të marrin pjesë.

OKB thotë se mbulimi pyjor i Etiopisë ka rënë nga 35% e tokës totale në fillim të shekullit të 20-të, pak më shumë se 4% në vitet 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat