Etiopia mbjell mbi 200 milionë drunj në një ditë

Afrika

Etiopia mbjell mbi 200 milionë drunj në një ditë

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 22:00
Ilustrim

Etiopia ka mbjellë mbi 200 milionë drunj në një ditë, çfarë besohet se është rekord i ri botëror.

Kryeministri Abiy Ahmed po udhëheq projektin, i cili synon të luftojë efektet e shpyllëzimit dhe të ndryshimeve klimatike në Etiopi - vend i prirë ndaj thatësirave.

Disa zyra publike janë mbyllur të hënën për t'iu mundësuar shërbyesve civilë të marrin pjesë në projekt.

Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë i Etiopisë, Getahun Mekuria, tha në Twitter se janë mbjellë më shumë se 220 milionë drunj.

Qëllimi është të mbillen gjithsej katër miliardë drunj.

Sipas Kombeve të Bashkuara, mbulimi pyjor i Etiopisë ka rënë nga 35% e tokës totale në fillim të shekullit 20, në pak më shumë se 4% në vitet 2000.

Rekordin botëror për mbjelljen e pemëve në një ditë të vetme e mban aktualisht India, e cila ka mbjellë më shumë se 50 milionë sosh në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat