Policia përleshet me protestuesit në Zimbabve - Bota Sot
Policia përleshet me protestuesit në Zimbabve

Afrika

Policia përleshet me protestuesit në Zimbabve

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 15:34
Zimbabve, foto nga arkivi.

Grupi kryesor opozitar në Zimbabve ka anuluar një protestë kundër qeverisë në kryeqytetin Harare në minutën e fundit, pasi ka dështuar që të përmbysë një ndalim policor.

Megjithatë, protestuesit që veçse ishin mbledhur në qytet, janë përleshur me policinë, duke rezultuar me disa persona të plagosur.

Opozita në këtë shtet ka thënë se ndalimi tregon ngjyrat e vërteta të qeverisë “fashiste”.

Marshi ishte thirrur në shenjë proteste ndaj drejtimit të qeverisë në fushën e ekonomisë, mirëpo policia ka thënë të ketë pasur të dhëna se ky organizim mund të jetë i dhunshëm.

Në qendër të qytetit janë parë forca të shtuara të policisë dhe shumica e dyqaneve janë mbyllur.

Sipas Kombeve të Bashkuara rreth 5 milionë banorë të Zimbabvesë kanë nevojë për ndihma ushqimore.

Ky shtet është goditur nga problemet e vazhdueshme me energji elektrike dhe rritja e inflacionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...