2700 të vdekur nga epidemia e fruthit në 7 muaj - Bota Sot
2700 të vdekur nga epidemia e fruthit në 7 muaj

Afrika

2700 të vdekur nga epidemia e fruthit në 7 muaj

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Një epidemi e fruthit ka shkaktuar 2.700 të vdekur që nga fillimi i janarit deri në fillim të muajit gusht në Republikën Demokratike të Kongos.

Përmes një postimi në twitter, Mjekët pa Kufij raportuan se numri i viktimave në 7 muaj nga fruthi është më i lartë se viktimat e shkaktuara në një vit nga virusi vdekjeprurës Ebola.

"Epidemia e fruthit e shfaqur që nga 10 janari është më vdekjeprurësja që ka pasur ndonjëherë Republika Demokratike e Kongos që nga vitet 2011-2012. Që nga janari deri në fillim të gushtit, 145,000 njerëz janë infektuar dhe 2.785 njerëz kanë vdekur" raportojnë Mjekët pa Kufij.

"Megjithë shpërthimin e epidemisë, ekziston një mungesë shqetësuese e stafit dhe burimeve.Me 2.9 milion dollarë, përkundrejt 8,9 milion dollarëve të nevojshme për planin e përgjigjes, ndryshe nga Ebola, e cila mbledh qindra miliona dollarë, "shton organizata humanitare.

Mjekët pa Kufij thonë se ata po luftojnë kundër fruthit në 13 provincat e Republikës Demokratike të Kongos, krahas Ministrisë së Shëndetësisë. Epidemia është regjistruar në 23 nga 26 provincat e vendit, sipas zyrtarëve shëndetësorë në qershor.

"Që nga fillimi i vitit, Mjekët pa Kufij kanë vaksinuar 474.863 fëmijë dhe janë kujdesur për 27.439 pacientë."

Fruthi prek kryesisht fëmijët dhe adoleshentët.

Një tregues sesa serioze është situata e krijuar në vend që nga shpërthimi i fruthit është se që nga 1 gushti 2018, vdekjet nga virusi Ebola janë 1.905.

Që nga fillimi i korrikut, Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar se fruthi ka vrarë më shumë se dy epidemitë e tjera, Ebola dhe kolera së bashku,  të cilat shkaktuan 1.981 të vdekur, 1.676 Ebola dhe 279 kolera.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...