Këta janë tre njerëzit më të pasur të Afrikës, kanë pasuri sa krejt populli afrikan!

Afrika

Këta janë tre njerëzit më të pasur të Afrikës, kanë pasuri sa krejt populli afrikan!

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 09:34
Aliko Dangote, Nicky Oppenheimer dhe Johann Rupert

Afrika e pasur është, por ka njerëz të varfër në këtë shtet.

Të gjithë mendojnë se atje nuk ka pasuri, por e vërteta është se kontinenti afrikan është shumë i pasur me pasuritë e saj nëntokësore.

Por, atje sikurse në shumë vende të varfëra, fajet i kanë ata që e zhvatin shtetin.

Në Afrikë, ku hendeku mes të varfërve dhe të pasurve sa vjen e thellohet, zbulohet se pasuria e vetëm 3 miliarderëve është më e madhe se pasuria e përgjithshme e rreth 650 milionë njerëzve, transmeton AA.

Në raportin e titulluar “Historia e dy kontinenteve”, përgatitur nga Oxfam, me qendër në Britani të Madhe theksohet në padrejtësinë ndaj të ardhurave në kontinent.

Pasuria e vetëm 3 të pasurve është më e madhe sesa pasuria e gjysmës së njerëzve të kontinentit i cili ka një popullsi prej 1.3 miliardë.

Poashtu në raportin e publikuar gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Afrikën e Jugut, ku Afrika është bërë temë e forumit, bëhet e ditur se ka arritur në rreth 28.8 miliardë dollarë pasuria e biznesmenëve Aliko Dangote, Nicky Oppenheimer dhe Johann Rupert të cilët janë renditur edhe në listën e revistës Forbes.

Për shkak se 75 për qind e të pasurve afrikanë i mbajnë paratë e tyre në llogaritë e tyre ‘offshore’ çdo vit ka një humbje tatimore prej 14 miliardë dollarë, thuhet në raport.

Të gjitha vendet afrikane po përpiqen të kapërcejnë një trashëgimi të ngjashme si pabarazia, e kaluara koloniale dhe shpeshherë politikat ekonomike të pasuksesshme që zbatohen nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore.

Lidhur me këtë janë përmendur edhe mendimet e drejtoreshës së Oxfam, Winnie Byanyima, e cila ka thënë se “Afrika është e gatshme të rritet, por kjo vetëm kur liderët të kenë guximin të mbështesin një ekonomi më njerëzore që punon për shumicën dhe jo për vetëm disa super të pasur”.

Sipas raportit, pasuria totale e 50 për qind të banorëve më të varfër të popullsisë në Afrikë korrespondon me afro 23 miliardë dollarë.

Ndërsa sipas Bankës Botërore, parashikohet se 87 për qind e të varfërve në botë deri në vitin 2030 do të jenë në këtë kontinent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat