Ish-presidenti i Sudanit e mbante një dhomë të mbushur me para

Afrika

Ish-presidenti i Sudanit e mbante një dhomë të mbushur me para

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 15:31
Omar al-Bashir

Lideri i rrëzuar nga pushteti në Sudan, Omar al-Bashir, i ka mbajtur të fshehura në një dhomë miliona euro në pallatin mbretëror. Kjo gjë është bërë e ditur gjatë procesit gjyqësor kundër tij.

Ish-menaxheri i zyrës së tij presidenciale ka thënë se al-Bashir ka qenë personi i vetëm që e ka pasur çelësin e asaj dhome.

Duke folur në seancën gjyqësore të rastit të ish-presidentit për akuzat lidhur me korrupsion dhe posedim të valutave të huaja, Yajjer Basheer tha se ish-presidenti ia ka dhënë atij 10 milionë euro në kesh në muajt e fundit të pushtetit për t’ua dërguar palëve të ndryshme.

Ushtria e Sudanit e rrëzoi Bashirin nga pushteti në muajin prill pas disa muajve të protestave të dhunshme.

Ish-menaxheri që punoi për liderin e rrëzuar nga shtatori i vitit 2018 tha se Bashiri ia ka dhënë atij 5 milionë euro për t’ia dërguar ish-kryetarit të forcave paramilitare, Abdelrahim Hamdan Dagalo.

Personat e tjerë që kanë marrë para, sipas ish-menaxherit të tij, janë edhe ministri i mbrojtjes, personeli ushtarak dhe disa civilë për trajtimin e tij mjekësor, shkruan “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat