Rreth 2000 të vdekur nga Ebola në Kongo

Afrika

Rreth 2000 të vdekur nga Ebola në Kongo

Më: 14 shtator 2019 Në ora: 18:52
Foto

Komiteti Kombëtar i Ebolës në Kongo thotë se vdekjet e konfirmuara nga Ebola në lindje të vendit afrikan janë afër 2.000 dhe rastet e konfirmuara të prekjes nga virusi kanë tejkaluar shifrën 3.000, transmeton AA.

Komiteti publikoi numrat e fundit të premten pas një diskutimi në Goma nga Kisha Katolike dhe Kisha Anglikane në lidhje me përpjekjet për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së Ebolës në komunitete.

Mosbesimi ndaj punonjësve shëndetësorë dhe një numër çështjesh të sigurisë ende kërcënojnë luftën kundër shpërthimit të dytë më vdekjeprurës të Ebola në histori në një rajon ku grupet e armatosura kanë luftuar për dekada mbi tokën e pasur me minerale.

Komiteti raportoi 3.002 raste të konfirmuara nga Ebola me 1.974 vdekje.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të premten deklaroi se kanë regjistruar incidencën më të ulët javore të Ebola-s që nga marsi i vitit 2019 me 40 raste të reja, por tha se nuk ishte e qartë nëse ky trend pozitiv do të vazhdonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat