Protesta në kryeqytetin e Libanit, shkak kriza ekonomike

Afrika

Protesta në kryeqytetin e Libanit, shkak kriza ekonomike

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 18:23
Foto

Qindra libanezë protestuan të dielën në kryeqytetin e vendit dhe zona të tjera për një krizë ekonomike që u përkeqësua gjatë dy javëve të fundit, me shqetësimet për monedhën vendase të Libanit, të varur nga dollari, që humbi vlerën për herë të parë në më shumë se dy dekada.

Libani po përballet me një krizë të thellë fiskale, ndërsa bie nën një nga raportet më të larta të borxhit në botë, me 86 miliardë dollarë ose më shumë se 150% të produktit të brendshëm bruto të vendit.

Shumë prej protestuesve të së dielës në qendër të qytetit të Bejrut fajësuan liderët politikë libanezë për keqmenaxhimin e gjerë dhe korrupsionin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat