Vendi në krizë ekonomike, kryeministri i dhuron modeles 16 milionë dollarë

Afrika

Vendi në krizë ekonomike, kryeministri i dhuron modeles 16 milionë dollarë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 20:32
Candice van der Merwe

Modelja Candice van der Merwe kishte 5 mijë dollarë të deklaruara vitin e shkuar, por krejt rastësisht këtë vit bleu një nga vilat më luksoze në Cape Town.

Kjo nuk iu shpëtoi autoriteteve të Afrikës së Jugut, të cilët nisën hetimet mbi modelen. Fillimisht autoritetet dyshuan se modelja po pastronte paratë e të atit, i cili kishte pasur më parë probleme me drejtësinë por pista ra shpejt poshtë pasi u zbulua një lidhje dashurie.

“Të adhuroj Saad!”, shkruhej në mesazhin që “tradhtoi” modelen. Krahas fjalëve të ëmbla, Candice i dërgonte të dashurit dhe numrin e llogarisë së saj bankare, ku u transferuan jo pak por 16 milionë dollarë.

Sigurisht që historia nuk do të bënte kaq bujë nëse nuk do të zbulohej se i dashuri bujar ishte Saad Hariri, kryeministri i Libanit, njëherësh njëri nga njerëzit më të pushtetshëm dhe të pasur të Lindjes së Mesme.

Saad Harir, është i martuar dhe ka tre fëmijë. Ai është djali i ish-kryeministrit Rafik Hariri, i cili u vra në vitin 2005. Historia bëri edhe më shumë bujë pasi këtë muaj Hariri ka propozuar një plan masash emergjente për ekonominë në rënie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat