SHBA hap ambasadën në Somali pas plot 28 vjetësh

Afrika

SHBA hap ambasadën në Somali pas plot 28 vjetësh

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 00:49
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hapur ambasadën në Mogadishu të Somalisë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hapur ambasadën në Mogadishu të Somalisë për herë të parë pas 28 viteve kur ishte mbyllur.

“Rihapja e Ambasadës në Mogadishu është një tjetër hap përpara në rifillimin e marrëdhënieve SHBA-Somali, duke simbolizuar forcimin e marrëdhënieve SHBA-Somali dhe avancimit të stabilitetit, zhvillimit dhe paqes për Somalinë dhe rajonin”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ajo ishte mbyllur me 5 janar të vitit 1991, pasi Somalia u përfshi nga lufta civile dhe regjimi i Said Barre ishte përmbysur.

SHBA’të thonë se mbështesin përpjektjet për ndërtimin e një shtetit stabil, kredibil dhe demokratik në Somali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat