Sulm i përgjakshëm në Burkina Faso, 15 besimtarë vriten në xhami - Bota Sot
Sulm i përgjakshëm në Burkina Faso, 15 besimtarë vriten në xhami

Afrika

Sulm i përgjakshëm në Burkina Faso, 15 besimtarë vriten në xhami

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 09:27
Burkina Faso

Së paku 15 njerëz janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë gjatë sulmit në një xhami në pjesën veriore të Burkina Fasos.

Disa persona të armatosur hynë në Xhaminë e Madhe në Salmossi në kohën kur besimtarët ishin duke u falur.

Ky sulm ndikoi që shumë banorë lokalë të largohen nga fshati, i cili ndodhet afër kufirit me Malin.

Qindra njerëz janë vrarë në këtë shtet në vitet e fundit, kryesisht nga grupet xhihadiste.

Një dëshmitar tha: “Që nga mëngjesi, njerëzit kanë filluar të zhvendosen nga zona”, duke shtuar se në këtë vend ekziston një atmosferë paniku, pavarësisht dërgimit të përforcimeve ushtarake.

Përgjegjësinë për sulmin ende nuk e ka marr asnjë grup i armatosur.

Sulmet e xhihadistëve në Brukina Faso janë rritur nga viti 2015, duke i detyruar autoritetet që t’i mbyllin mijëra shkolla.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, mbi 250 mijë njerëz janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre vetëm në tre muajt e fundit për shkak të dhunës, shkruan “BBC”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat