Më se 500 burra janë liruar nga shkolla e tretë në Nigeri, ku mbaheshin të lidhur dhe keqtrajtoheshin

Afrika

Më se 500 burra janë liruar nga shkolla e tretë në Nigeri, ku mbaheshin të lidhur dhe keqtrajtoheshin

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 21:43
Foto

Policia liroi më se 500 burra dhe djem nga shkolla e tretë “islamike” në Nigeri, shumë prej të cilëve ishin lidhur me zinxhirë, ishin sulmuar dhe rrahur, thuhet në raportin policor.

Bastisja në Katsina, që u zhvillua sot ishte operacioni i tretë i këtij lloji në më pak se një muaj, që brenda kësaj kohe arriti të lironte rreth 1,000 të ndaluar, që mbaheshin në kushte çnjerëzore.

Qeveria e Presidentit Muhammadu Buhari, është nën presion për të ndërmarrë veprime urgjente për të çliruar mijëra fëmijë të tjerë, që mbeten në shkolla të ngjashme në të gjithë Nigerinë.

Aksioni vjen vetëm dy ditë, pasi rreth 300 burra u gjet se po mbaheshin të lidhur dhe keqtrajtoheshin, në një shkollë nigeriane ku thuhet se mbaheshin mësime rreth fesë myslimane dhe po rehabilitoheshin.

Intervenimi është ndërmarrë, kur një ditë më herët, disa nxënës arritën të iknin dhe protestuan nëpër rrugë, për kushtet në të cilat kaluan dhe u ankuan për gjendjen e të tjerëve.

Shkalla e lartë e përdorimit të drogës dhe mungesa e lehtësirave të rehabilitimit në Nigerinë veriore, po i detyron prindërit të regjistrojnë fëmijët e tyre në këto shkolla kontroverse ku ata i nënshtrohen abuzimeve të shumta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat