Presidenti libanez Michel Aoun i gatshëm të takojë përfaqësuesit e protestuesve

Afrika

Presidenti libanez Michel Aoun i gatshëm të takojë përfaqësuesit e protestuesve

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 13:31
Michel Aoun

Presidenti i Libanit, Michel Aoun u ka thënë dhjetra mijëra protestuesve se një paketë e reformës ekonomike të paraqitur nga kryeministri i vendit do të jetë "hapi i parë" drejt shpëtimit të Libanit nga kolapsi ekonomik.

Aoun foli në një fjalim të shkurtër në televizion para kombit të enjten, duke u zotuar të bëjë çdo përpjekje për të zbatuar një reformë rrënjësore, por gjithashtu duke thënë se ndryshimi mund të vijë vetëm brenda institucioneve shtetërore.

Ai thotë se liria e transportit duhet të respektohet, duke u bërë thirrje demonstruesve që të largojnë pengesat në rrugë.

Këto ishin komente e parat të tij që nga protestat për korrupsionin dhe keqmenaxhimin shpërtheu në të gjithë vendin një javë më parë, raposrton AFP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat