Pesë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale të Algjerisë

Afrika

Pesë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale të Algjerisë

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 17:27
Foto

Pesë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale të Algjerisë muajin e ardhshëm, përfshirë dy ish-kryeministrat, tha kreu i autoritetit zgjedhor të shtunën, në mes të protestave masive që refuzuan votimin.

Autoritetet kanë thënë vazhdimisht se votimi i 12 dhjetorit do të ishte mënyra e vetme për të dalë nga një krizë që Algjeria po përballet që nga dorëheqja e Presidentit Abdelaziz Bouteflika në prill nën presionin e protestuesve.

Kandidatët për zgjedhjet e 12 dhjetorit përfshijnë ish kryeministrat Abdelmadjid Tebboune dhe Ali Benflis, ish-ministrin e kulturës Azzedddine Mihoubi, ish-ministrin e turizmit Abdelkader Bengrine dhe Abdelaziz Belaid, kreun e partisë së Lëvizjes El Mostakbal.

Ata u njoftuan nga Mohamed Chorfi, kreu i autoritetit zgjedhor.

Njëzet e tre kandidatë kishin aplikuar në autoritetin zgjedhor, por shumica nuk arritën të përmbushnin kërkesat që përfshijnë mbledhjen e nënshkrimeve nga 25 nga 48 provincat e vendit. Ata që janë refuzuar do të lejohen të paraqesin ankesa, raporton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat