Gati 1000 migrantë janë detyruar të kthehen në Libi - Bota Sot
Gati 1000 migrantë janë detyruar të kthehen në Libi

Afrika

Gati 1000 migrantë janë detyruar të kthehen në Libi

Më: 14 janar 2020 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Përplasjet e rënda kanë nxitur një eksod në rritje të migrantëve nga Libia, por afro 1.000 të përgjuar në det janë detyruar të kthehen në vendin e shkatërruar nga lufta që nga 1 janari, tha të martën KB.

Që nga fillimi i vitit, rreth 1,100 migrantë janë larguar nga Libia përmes detit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, duke shtuar se një shumicë ishte dërguar përsëri në vend dhe u ndalua, raporton France24.

"Të paktën 953 migrantë, mes tyre 136 gra dhe 85 fëmijë, janë kthyer në brigjet e Libisë në dy javët e para të vitit 2020," u tha zëdhënësi Safa Msehli gazetarëve në Gjenevë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat