Forcat libaneze të sigurisë hodhën gaz lotsjellës dhe ujë për të zmbrapsur protestuesit që tentuan të çajnë zonën e sigurisë përreth selisë së qeverisë në Bejrut.
Disa protestues arritën të hapnin portën metalike që bllokonte rrugën, por u zmbrapsën nga policia.
"Trazirat dhe sulmet ndaj Forcave të Brendshme të Sigurisë kanë filluar dhe prandaj ne u kemi bërë thirrje demonstruesveqë të largohen nga rrethi Rijad al-Solh për sigurinë e tyre," tha shërbimi përmes Twitter.
Marshimi i planifikuar për sot, nën parullën "Ne nuk do të paguajmë çmimin", filloi paqësisht por përfundoi me incidente të ngjasgme me tubimet e fundit kundër elitës politike.
Protestuesit akuzojnë politikanët se po e çojnë vendin drejt krizës më të rëndë që ka përjetuar në dekada.