Kievi i pakënaqur me paratë e ofruara si kompensim për më familjet e viktimave

Afrika

Kievi i pakënaqur me paratë e ofruara si kompensim për më familjet e viktimave

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 15:44
Ilustrim

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar sot se Kievi nuk është i kënaqur me kompensimin që Irani u ka ofruar familjeve të shtetasve të Ukrainës që humbën jetën gjatë rrëzimit të aeroplanit në periferi të Teheranit, duke kërkuar një shumë të madhe të parave.

“Sa i përket palës iraniane, ata menjëherë kanë ofruar nga 80 mijë dollarë për secilën familje që ka humbur më të dashurin e tyre, por unë mendoj se janë shumë pak. Do të kërkojmë më shumë”, ka deklaruar Zelensky për televizionin ukrainas 1+1 Channel.

Ai ka shtuar se Ukraina vazhdon të presë që Irani t’ua dërgojë kutitë e zeza të Boeing 737, që u rrëzua më 8 janar pak minuta pasi ishte ngritur në ajër jo larg Teheranit.

Në anën tjetër ushtria iranianë që padashje kishte rrëzuar aeroplanin komercial të Ukrainës, në të cilin humbën jetën 176 pasagjerë, përfshirë këtu 11 shtetas të këtij vendi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat