Unioni Afrikan shton përpjekjet për luftimin e terrorizmit në rajonin Sahel

Afrika

Unioni Afrikan shton përpjekjet për luftimin e terrorizmit në rajonin Sahel

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 12:58
Mali- foto arkiv.

Unioni Afrikan (AU) do të vendosë 3.000 trupa shtesë, për të luftuar terrorizmin në rajonin Sahel, ku ka pasur rritje të sulmeve ekstremiste.

Komisionari për Paqe dhe Siguri, Smail Chegui e bëri njoftimin gjatë takimin midis zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian dhe atyre të Unionit Afrikan.

Sahel, një rajon nën Saharanë, ka qenë në krizë që nga viti 2012, kur rebelët etnikë tuareg dhe ekstremistët islamikë, morën kontrrollin në një zonë të konsiderueshme në Mali.

Franca ka intervenuar gjatë viteve të fundit, por militantët janë riorganizuar dhe kanë rritur ndikimin e tyre.

Forcat e Unionit Afrikan mund të jenë sfiduese kundër grupeve militante të Al-Kaidës dhe Shtetit Islamik (IS).

Militantët e këtyre dy grupeve kanë vrarë mijëra njerëz në vitet e fundit, në shumicën e rasteve duke bashkëpunuar me njëra tjetrën.

Vendosja e forcave të Unionit Afrikan vjen pasi Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po konsiderojnë një reduktim të prezencës ushtarake në Afrikë.

Pas një reagimi të rrufeshëm nga Franca, kombet afrikane dhe disa ligjvënës amerikanë, sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper, më 30 janar, tha se Pentagoni nuk kishte ndërmend të largonte të gjitha forcat e tij nga Afrika.

Shumë ligjvënës dhe aleatë të SHBA-së shprehen shqetësime se Uashingtoni mund të braktisë kontinentin ushtarakisht, në një kohë kur Kina dhe Rusia janë "agresive" në kërkim të rritjes së ndikimit të tyre, edhe pse ekstremizmi vazhdon të paraqesë kërcënim.

Liderët e grupit G5 të rajonit Sahel, ku përfshihen Burkina Faso, Nigeri, Mali, Mauritania dhe Çadi, gjatë një samiti të mbajtur në dhjetor 2019, bën thirrje për bashkëpunim dhe ndihmë ndërkombëtare për të luftuar kërcënimin nga militantët islamistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat