Vritet një komandant i lartë i grupit Al-Shabab në Somali

Afrika

Vritet një komandant i lartë i grupit Al-Shabab në Somali

Më: 8 mars 2020 Në ora: 14:55
Somali

Komandanti i lartë i grupit terrorist Al-Shabab në Somali, Bashir Mohamed Qorgab, raportohet se është vrarë nga një sulm ajror.

Kështu raportoi radio-stacioni shtetëror i Somalisë, vdekjen e ka konfirmuar familja e tij, shkruan BBC.

Shtetet e Bashkuara i kishin ofruar pesë milionë dollarë shpërblim në vitin 2008 për ata që ofrojnë informata për vendndodhjen Bashir Mohamed Qorgab.

Zyrtarët amerikanë ende nuk i kanë komentuar raportimet për vrasjen e njërit prej personave më të kërkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat