Zhduken në Kenia, 6 milionë maska të dërguara nga Gjermania

Afrika

Zhduken në Kenia, 6 milionë maska të dërguara nga Gjermania

Më: 25 mars 2020 Në ora: 09:27
Keni

Rreth gjashtë milionë maska mjekësore të blera kohët e fundit nga Gjermania janë zhdukur në një aeroport në Kenia, raportoi revista javore gjermane "Der Spiegel" të martën.

Ministria gjermane e Mbrojtjes ka konfirmuar se autoritetet kanë filluar një hetim rreth incidentit, por nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.

Qeveria e koalicionit të kancelares Angela Merkel kohët e fundit kishte porositur masa mjekësore, pajisje të tjera mbrojtëse dhe materiale me një vlerë prej rreth 241 milionë euro për të përballuar një mungesë të mundshme mes shpërthimit të koronavirusit, njofton Anadolu Agency.

E parashikuar të mbërrijë në vend më 20 mars, dërgesa e maskave të humbura ishte një nga dërgesat e para të mëdha të nevojshme për të mbështetur sistemin shëndetësor të Gjermanisë, njoftoi Spiegel.

Gjermania është vendi i tretë i prekur nga pandemia koronavirusit në Evropë, pas Italisë dhe Spanjës.

Sipas Universitetit John Hopkins, Gjermania deri më tani ka raportuar 30.150 raste dhe 130 vdekje.

Koronavirusi, u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 168 vende dhe territore.

Rreth 387.382 raste të COVID-19 janë konfirmuar në të gjithë botën, me një numër vdekjesh që ka arritur në 16.767.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat