Maroku liron 5,654 të burgosur

Afrika

Maroku liron 5,654 të burgosur

Më: 5 prill 2020 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Mbreti i Marokut, Mohammed VI, ka falur 5,654 të burgosur dhe ka vendosur për marrje të masave me qëllim të mbrojtjes së të burgosurve tjerë nga shpërthimi i koronavirusit, ka thënë të dielën Ministria e Shëndetësisë në këtë shtet.

Të burgosurit janë zgjedhur në bazë të moshës, gjendjes shëndetësore, kohës së kaluar në burg dhe sjelljes së mirë, ka thënë mes tjerash ministria përmes një deklarate. Ky shtet i Afrikës Veriore ka konfirmuar deri të dielën 919 raste të prekura me koronavirus, duke përfshirë 59 vdekje nga kjo sëmundje..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat