OBSH: Rastet pozitive me COVID-19 tejkalojnë shifrën 10.000 në Afrikë - Bota Sot
OBSH: Rastet pozitive me COVID-19 tejkalojnë shifrën 10.000 në Afrikë

Afrika

OBSH: Rastet pozitive me COVID-19 tejkalojnë shifrën 10.000 në Afrikë

Më: 8 prill 2020 Në ora: 13:46
Ilustrim

Numri i rasteve të konfirmuara me Covid-19 në kontinentin e Afrikës ka tejkaluar shifrën e 10,000 personave dhe ka shkaktuar më shumë se 500 vdekje, ka njoftuar këtë të mërkurë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Kujtojmë se rasti i parë në Afrikë me Covid-19 u raportua në Egjipt gjatë muajit shkurt dhe pas kësaj vijoi përhapja e pandemisë. Numri i rasteve me të infektuar është rritur në mënyrë eksponenciale” javët e fundit, sipas zyrtarëve të OBSH-së.

“COVID-19 ka potencial jo vetëm që të shkaktojë mijëra vdekje, por edhe shkaktojë dëme ekonomike dhe sociale. Përhapja e tij përtej qyteteve të mëdha do të thotë fillimi i luftës tonë kundër këtij virusi,” tha Matshidiso Moeti, drejtoir i OBSH-së për Afrikën.

Deklarata vuri në dukje se OBSH ka punuar me qeveritë në të gjithë Afrikën për të “përshkallëzuar” kapacitetet e tyre të përgjigjes kur bëhet fjalë për koordinimin, mbikëqyrjen, testimin, izolimin, menaxhimin e çështjeve, gjurmimin e kontaktit, parandalimin dhe kontrollin e infeksionit, në këtë kohë pandemia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat