Kryqi i kuq: Rastet me koronavirus në Afrikë po rriten

Afrika

Kryqi i kuq: Rastet me koronavirus në Afrikë po rriten

Më: 16 prill 2020 Në ora: 16:47
Foto ilustrim

Rastet me koronavirus në Afrikë janë në rritje, sipas Dr. Simon Missiri, drejtor rajonal për Afrikën, Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq (IFRC).

“Ne po shohim që Afrika po ngjitet në kurbë,” tha Missiri, raporton CNN.

Missiri tha që faza fillestare e mesazheve dhe luftimit të thashethemeve për koronavirusin ka mbaruar, “tani është koha të kërkojmë kundërpërgjigje”.

Afrika tani raporton më shumë se 17,000 raste dhe rreth 900 jetë të humbura, sipas Dr. Matshidiso Moeti, drejtoresha rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) për Afrikën.

Një numër vendesh kanë pësuar një rritje të shpejtë të rasteve gjatë javës së fundit. “Ndikimi i koronavirusit në Afrikë do jetë më se i vërejtshëm”, tha Moeti.

Moeti gjithashtu tha që shkurtimi i fondeve të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj OBSH-së do të dëmtojë tejmase organizatën. Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në financimin e luftimit të poliomielitit, trajtimit të HIV dhe programeve të malaries, shtoi Moeti.

SHBA është gjithashtu një “lojtar i rëndësishëm strategjik”, duke e udhëhequr Afrikën përmes vendimmarrjes, deklaroi ndër të tjera ajo.

“Ne e vlerësojmë marrëdhënien me SHBA”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat