Afrika mund të jetë epiqendra e radhës e koronavirusit, paralajmëron OBSH-ja

Afrika

Afrika mund të jetë epiqendra e radhës e koronavirusit, paralajmëron OBSH-ja

Më: 17 prill 2020 Në ora: 14:55
Ilustrim

Afrika mund të bëhet epiqendra e radhës e virusit Covid-19, paralajmëron Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Kjo pasi ka pasur një rritje të rasteve me koronavirus javën e kaluar.

Afrika ka pasur pothuajse 1,000 vdekje dhe më shumë se 18,000 raste të njerëzve të infektuar deri më tani, edhe pse statistikat janë dukshëm më të ulëta se sa ne disa vende të Europës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se virusi ka filluar të përhapet larg kryeqyteteve afrikane. Organizata gjithashtu ka treguar se në Afrikë nuk ka ventilatorë të mjaftueshëm për t’u përballur me një pandemi, raporton BBC news, transmeton Koha.

Drejtori i organizatës botërore të shëndetësisë në Afrikë, Dr.Matshidiso Moeti, ka thënë për BBC-në se organizata ka qenë dëshmitare gjatë përhapjes së virusit prej kryeqyteteve deri në bregdet në Afrikën e jugut, Nigeri, Bregun e Fildishtë, Kamerun dhe Ganë.

Ajo tha se ata janë fokusuar në parandalimin e virusit sesa në trajtimin e tij sepse vendet afrikane nuk e kanë kapacitetin e nevojshëm për të trajtuar shumë njerëz njëkohësisht.

Një ndër vdekjet e para të raportuara nga koronavirusi në Afrikë ka qenë gazetari Zimbabwean, Zororo Makamba në Mars. Autoritetet lokale në kryeqytetin Harare kanë thënë se nuk kanë pasur ventilator për ta trajtuar.

Ka shqetësime që virusi mund të përhapet shpejt në zona të mbipopulluara, ku është e pamundur të praktikohet distancimi shoqëror dhe ku shumë njerëz nuk kanë qasje për ujë të pijshëm dhe sapun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat