Së paku 47 të vrarë nga disa sulme në Nigeri, dyshohet për hakmarrje

Afrika

Së paku 47 të vrarë nga disa sulme në Nigeri, dyshohet për hakmarrje

Më: 20 prill 2020 Në ora: 08:56
Nigeri

Autoritetet nigeriane kanë njoftuar se së paku 47 persona janë vrarë në disa sulme që ndodhën në pjesën veriperëndimore të vendit.

Gambo Isa, komandant i policisë në rajonin Katsina, tha para gazetarëve se një grup i armatosur, i paidentifikuar ende, ka kryer sulme në tri rajone: Dutsinma, Dan Musa dhe Safana.

Ai tha se në këto sulme ka pasur edhe shumë të plagosur, të cilët janë dërguar në spital, duke shtuar se gjatë sulmeve janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

Ky zyrtar bëri të ditur se forcat e sigurisë kanë filluar operacione tokësore dhe ajrore kundër sulmuesve të dyshuar në këto rajone, shkruan “Anadolu”.

Mediet lokale raportuan se sulmet e fundit mund të kenë qenë akt hakmarrjeje. Pjesa veriperëndimore e Nigerisë përballet me përleshje të kohëpaskohshme mes pjesëtarëve të komunitetit Fulani, të cilët janë të shpërndarë në tërë Afrikën Perëndimore, dhe fiseve të tjera fqinje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat