Izolimi gjatë koronavirusit, djali vritet nga policia në ballkonin e shtëpisë! - Bota Sot
Izolimi gjatë koronavirusit, djali vritet nga policia në ballkonin e shtëpisë!

Afrika

Izolimi gjatë koronavirusit, djali vritet nga policia në ballkonin e shtëpisë!

Më: 29 prill 2020 Në ora: 10:48
Djaloshi 13-vjeçar, Yassin Hussein Moyo

I mbështetur në ballkonin e shtëpi së së tij në Nairobi, 13-vjeçari Yassin Hussein Moyo po shihte me kureshtje së bashku me nënën dhe të motrat sesi policia poshtë patrullonte rrugët.

Shtetrrethimi i lidhur me koronavirusin sapo kishte filluar kur një plumb qorr e goditi në stomak. Babai i tij, Husein Moyo Molte, ishte ngjitur, tek një shoku i tij duke ndjekur lajmet dhe i dëgjoi të shtënat. Në ato momente, e bija mbërriti duke thirrur me të madhe: “Jassin u qëllua, ne ishim në ballkon, policia na drejtoi një dritë e pastaj shtiu”.

Fqinjët e dërguan me urgjencë 13 vjecarin në një spital Nairobi, ku ai më vonë vdiq nga plagët e marra. I ati, sipas CNN, është i bindur se faji për këtë ngjarje rëndon mbi policët e lagjes.

Image

“Fëmija im u qëllua në ballkonin e shtëpisë, nuk ishte as në rrugë” tha Moyo. “Unë e mbështes shtetrrethim por mënyra sesi policia po e menaxhon atë, është tmerrësisht e gabuar”. Shtetrrethimi në Kenia hyri në fuqi në 27 mars në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, e deri tani kjo masë, ka kushtuar 14 jetë njerëzish. Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International i tha CNN se ka dokumentuar nga ana e saj 16 persona të vrarë nga oficerët e policisë që prej fillimit të izolimit.

“Përdorimi i tepruar i forcës po e terrorizon akoma më shumë një publik që tashmë është në ankth dhe frikë,” tha drejtori i Amnesty International në Kenia, Irungu Houghton. Videot shqetësuese në mediat lokale treguan se policia përdorte gazin, rrihte dhe detyronte njerëzit në grupe të vogla të shtriheshin në tokë në qytetin bregdetar të Mombasa në ditën e parë të bllokimit. Houghton beson se zbatimi i dhunshëm i shtetrrethimit dëmton besimin e publikut tek policia dhe i dëmton në fakt përpjekjet për të frenuar përhapjen e Covid-19.

“Njerëzit nuk do të dorëzohen vullnetarisht për t’u testuar nëse mendojnë se dinjiteti i tyre dhe siguria nuk mund të garantohet,” shprehet ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat