Deri në 190,000 njerëz mund të vdesin nga Covid-19 në Afrikë, paralajmëron OBSH

Afrika

Deri në 190,000 njerëz mund të vdesin nga Covid-19 në Afrikë, paralajmëron OBSH

Më: 8 maj 2020 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Deri në 190,000 njerëz mund të vdesin nga Covid-19 në Afrikë gjatë vitit të parë të pandemisë nëse masat e kontrollit dështojnë, sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Studimi bazohet në modelimin e parashikimit, i cili ka analizuar 47 vende në rajonin e OBSH-së në Afrikë – më shumë se një miliard njerëz, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Vende të tilla si Algjeria, Afrika e Jugut dhe Kameruni i ekspozoheshin një rreziku të lartë në rast se masat e kontrollit nuk përcaktoheshin me përparësi, zbuloi studimi.

Shërbimet shëndetësore do të ngarkohen me numër të madh njerëzish që kërkojnë shtrimin në spital, paralajmëroi OBSH. Rreth 3.6-5.5 milionë njerëz mund të kenë nevojë për trajtim spitalor për virusin, vlerësoi studimi. Nga ata, rreth 52,000-107,000 do kenë nevojë për ventilatorë frymëmarrjeje.

Studimi rekomandon që spitalet të rrisin kapacitetin e tyre. Një studim i shërbimeve shëndetësore në rajonin afrikan të ndërmarrë në mars të këtij viti zbuloi se Afrika kishte mesatarisht nëntë shtretër të njësive të kujdesit intensiv për një milion njerëz.

Dr Matshidiso Moeti, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Afrikën, tha: “Covid-19 mund të bëhet një provë jete për disa vitet e ardhshme nëse nuk merret një qasje proaktive nga shumë qeveri në rajon. Ne kemi nevojë për të provuar, gjurmuar, izoluar dhe trajtuar rastet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat