Një tren indian i ka mbytur 14 imigrantë të cilët kishin rënë në gjumë mbi hekurudhë gjatë rrugës për t’u kthyer në fshatin e tyre pasi që vendet e tyre të punës ishin mbyllur si pasojë e përhapjes së Covid-19.
Shoferi i trenit është përpjekur që ta ndalojë trenin e mallrave kur ka parë punëtorët e shtrirë mbi shina në shtetin perëndimor Maharashtra, por nuk ia ka arritur, shkruan Reuters.
Ministria përgjegjëse për hekurudhat ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet rreth kësaj tragjedie.