Afrika mund të regjistrojë “190,000 viktima nga koronavirusi” brenda një viti

Afrika

Afrika mund të regjistrojë “190,000 viktima nga koronavirusi” brenda një viti

Më: 8 maj 2020 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Rreth 190,000 persona në gjithë Afrikën mund të vdesin në vitin e parë të pandemisë me koronavirus, nëse dështon marrja e masave të mëdha për ta ndaluar atë, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ky studim po ashtu parasheh zgjatje të shpërthimit të pandemisë për disa vjet.

“Ka mundësi që virusi të shpërndahet më pak në vatrat e përhapjes”, ka thënë udhëheqësi i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moeti.

Kjo mundësi e përhapjes më të ngadaltë të virusit, e vendos Afrikën jashtë rajoneve tjera, kanë thënë ekspertët e kësaj Organizate. Paralajmërimi in OBSH-së vjen teksa disa prej shteteve më të populluara në Afrikë, Nigeria dhe Afrika Jugore kanë nisur të lehtësojnë masat e izolimit. Vlerësimet e tyre janë të bazuara në parashikime dhe fokusim në 47 shtete të rajonit afrikan të OBSH-së, duke përjashtuar Egjiptin, Libinë, Tunizinë, Marokun, Eritrenë, Sudanin dhe Somalinë.

“Covid-19 mund të na instalohet në jetën tonë për disa vjet në të ardhmen, nëse qeveritë në rajon nuk përkrahin qasje proaktive në rajon”, ka thënë Moeti përmes një deklarate.

“Neve na duhet të testojmë, izolojmë dhe trajtojmë”, ka shtuar mes tjerash ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat