Guterres: Vendet afrikane do të goditen më së rëndi nga pandemia

Afrika

Guterres: Vendet afrikane do të goditen më së rëndi nga pandemia

Më: 20 maj 2020 Në ora: 13:25
Foto

Numri relativisht i ulët i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Afrikë ka “rritur shpresat se vendet afrikane mund të kursehen nga më e keqja e pandemisë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres, ndërsa vlerësoi kontinentin për përgjigjen e shpejtë të pandemisë.

Më shumë se 2500 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në të gjithë Afrikën. Sipas një raporti të fundit të Kombeve të Bashkuara, virusi është i pranishëm në të gjitha vendet afrikane me shumicën e regjistrimeve më pak se 1000 raste.

Guterres, megjithatë, ka paralajëmruar që miliona njerëz të Afrikës mund të shkojnë në varëfëri ekstreme për shkak të pandemisë, shkruan Al Jazeera.

“Pandemia po kërcënon progresin afrikan. Do të përkeqësojë pabarazitë e gjata dhe do të shtojë urinë, kequshqyerjen dhe prekshmërinë ndaj sëmundjeve”.

Meqenëse pandemia është ende në “ditët e para” të saj në Afrikë, Guterres theksoi se “shpërndarja mund të përshkallëzohet shpejt”.

“Vendet afrikane gjithashtu duhet të kenë një qasje të shpejtë, të barabartë dhe të përballueshme për çdo vaksinë dhe trajtim eventual”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat