Qindra të vrarë nga dhuna në Sudanin Jugor

Afrika

Qindra të vrarë nga dhuna në Sudanin Jugor

Më: 21 maj 2020 Në ora: 20:55
Foto ilustrim

Qindra njerëz janë vrarë në një shpërthim të ri dhune ndër-komunale në Sudanin e Jugut, tha të enjten Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, me "shumë më tepër" të plagosur dhe mijëra të zhvendosur, raporton AP.

Midis të vrarëve në shtetin Jonglei ishin një vullnetar lokal i Kryqit të Kuq dhe një infermiere që punonte me grupin e ndihmës mjekësore Mjekët pa Kufij, thuhet në deklaratë, duke theksuar se pandemia e koronavirus ndërlikon përpjekjet për t'iu përgjigjur dhunës së tillë dhe trajtimin e viktimave.

"Kufizimet e COVID-19 e bëjnë shumë më të vështirë për evakuimin e të plagosurve nga ajri dhe ofrimin e kujdesit kirurgjikal për dëmtimet e traumës," tha ICRC, duke shtuar se 23 njerëz u evakuuan nga ajri këtë javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat