Haiti, çaj bimor ndaj Covid-19

Afrika

Haiti, çaj bimor ndaj Covid-19

Më: 25 maj 2020 Në ora: 16:12
Foto

Praktikanët e besimit "vudu" në ishullin e Haitit përdorin natyrën dhe yshtjet për të krijuar çaj bimor që thonë se forcon mbrojtjen ndaj koronavirusit. Në vendet me shërbime shëndetësore të mangëta, banorët vijojnë të mbështeten te ilaçet bimore dhe ritualet fetare për t'u mbrojtur nga koronavirusi.

Republika ishullore e Haitit mes dy Amerikave, është një nga shtetet e varfra ku mjekësia tradicionale kushton shumë dhe nuk u sigurohet të gjithëve.

Këtë boshllëk në vend e plotësojnë priftërinjë dhe priftëresha e besimit "vudu", një fe e përcjellë nga skllevërit e Afrikës Perëndimore shekuj më parë.

Udhëheqësit fetarë kanë trajnuar vartësit të ideojnë një ilaç sekret me përbërës xhinxherin, mjaltin, eukaliptin dhe bimën e moringës për të forcuar imunitetin e njerëzve.

"Ne e dimë se sistemi ynë shëndetësor nuk është aq i fortë për të zbatuar masat e parandalimit. Nëse e konsumon këtë çaj, nuk infektohesh nga koronavirusi. Është masë shtesë përpos qëndrimit në shtëpi dhe kufizimeve që ka vendosur qeveria," tregon një praktikante e ritualeve vudu.

Në dy javët e fundit, rastet e konfirmuara me kovid në Haiti janë dyfishuar në 865 ndërsa 26 persona kanë humbur jetën nga sëmundja infektive.

Çajrat e përgatitur nga priftërinjtë e vendit janë menduar si për fëmijët, edhe për të rriturit.

"Kemi dy shishe. Të rritur vuajnë nga komplikacionet si diabeti, hipertensioni, kolesteroli, sëmundjet e zemrës. Trupat e fëmijëve nuk janë aq rezistentë ndaj tanët, ndaj edhe dozimi i secilit grup është i ndryshëm."

Ishulli i Haitit ka një sipërfaqe 1 mijë metra katrorë më të vogël sesa Shqipëria, por një popullsi me 11 milionë banorë, shumica besimtarë të vudusë.

Priftërinjtë e këtij besimi pas rënies së pandemisë kanë dalë në televizione për të treguar se nuk janë përgjegjës për përhapjen e koronavirusit.

Vite më parë, dhjetëra priftërinj të kësaj feje u ekzekutuan nga bandat lokale pasi besohej se me magjitë dhe yshtjet e tyre shkaktonin tërmetet shkatërruese apo përhapnin kolerën në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat