Algjeri: Ish-ministri i burgosur për korrupsion vdes nga Covid-19

Afrika

Algjeri: Ish-ministri i burgosur për korrupsion vdes nga Covid-19

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Ish ministri algjer i Telekomunikacionit Musa Benhamadi, i cili ishte në paraburgim për një rast korrupsioni, vdiq të premten pasi u infektua me koronavirus.

Politikani 67-vjeçar u infektua me Covid-19 ndërsa ishte në burg.

Hossein Benhamadi, vëllai i ish-ministrit, i tha gazetës Liberte se Musa Benhamadi u diagnostikua me virusin në 4 korrik dhe u dërgua në spital në 13 të muajit.

Musa Benhamadi u burgos në 19 shtator 2019, pasi u akuzua për një çështje korrupsioni që përfshinte një ndërmarrje elektronike në pronësi të vëllait  tij.

Pas dorëheqjes së  Presidentit Bouteflika në prill 2019, nën presionin e protestuesve dhe ushtrisë, autoritetet gjyqësore algjeriane kanë filluar një seri hetimesh dhe kanë dënuar ish zyrtarë të lartë dhe biznesmenë.

Shumica janë akuzuar për korrupsion sepse ata përfituan nga marrëdhëniet e tyre të ngushta me ish-Presidentin .

Në Algjeri, janë diagnostikuar  21.948 raste me Covid-19 dhe 1.057 njerëz kanë vdekur nga sëmundja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat